0800 777 88info@monego.comÇdo ditë jave: 08:00-20:00; E Shtunë dhe E Diele: 10:00-18:00

Blog

Institucionet financiare jo-bankare nënshkruajnë Standardin e Praktikave të Mira për të siguruar nivel të lartë të mbrojtjes së konsumatorëve

Monego së bashku me anëtarët e Shoqatës së Inovacionit Financiar të Kosovës kanë nënshkruar Standardin e Praktikave të Mira duke siguruar masa shtesë për mbrojtjen e konsumatorëve. Standardi i Praktikave të Mira do të publikohet në faqen zyrtare të anëtarëve të Shoqatës ashtu që çdo përfitues i shërbimeve financiare të ketë mundësi të verifikojë nëse institucioni financiar përkatës i përshtatet praktikave të mira dhe të përgjegjshme të përcaktuara si në Standard.

 

afd

 

Përveç kësaj, është krijuar edhe marka e konformitetit "Kreditor i përgjegjshëm". Kjo do të lejojë identifikimin e institucioneve financiare që janë bashkuar me Shoqatën dhe janë të angazhuar të punojnë në përputhje me parimet e përcaktuara nga Standardi i Praktikës së Mirë.

"Kreditë nga institucionet financiare jo-bankare si shumë produkte të tjera financiare të nxitura nga teknologjia janë të reja për konsumatorët. Meqë vetë industria është në fazën e saj fillestare të zhvillimit, është thelbësore që të bien dakord menjëherë për zbatimin e praktikave të mira e të përgjegjshme të biznesit që do të bënte që të dyja funksionet: të mbrojnë konsumatorin dhe të lejojnë industrinë të zhvillohet. Për më tepër, një tjetër detyrë thelbësore e Shoqatës do të jetë të fillojë punën me ligjvënësin dhe autoritetet mbikëqyrëse në hartimin e një strategjie afat-mesme të zhvillimit të industrisë", theksoi Kreu i Shoqatës së Inovacionit Financiar, z. Venhar Hana.

Standardi i praktikës së mirë synon të sigurojë një nivel më të lartë mbrojtjeje dhe rregulla të qarta të bashkëpunimit me klientët që kanë marrë një hua apo një shërbim tjetër financiar ose këtë planifikojnë ta bëjnë ndonjëri prej anëtarëve të Shoqatës. Standardi merre me pyetje të tilla si vlerësimi i aftësisë paguese të klientit, praktika etike të marketingut, procedura e shpejtë dhe e përshtatshme e shqyrtimit të ankesave dhe pagesa e detyrimit. Për të siguruar zbatimin e normave të përcaktuara në Standard, anëtarët e Shoqatës do të ofrojnë trajnime specifike për stafin e tyre.

Drejtuesi i Shoqatës z. Venhar Hana inkurajon kredidhënësit jo-bankarë dhe institucionet tjera financiare jo-bankare që të bashkohen me Shoqatën për të punuar së bashku për një zhvillim të balancuar të industrisë: “Ne e konsiderojmë Shoqatën si një iniciativë vetë-rregullative për zhvillim të qëndrueshëm, implementimin e inovacioneve dhe gjithashtu një nxitje për përmirësimin e transparencës së përgjithshme të industrisë, jo vetëm për IFJB-të, por për të gjithë industrinë financiare duke përfshirë sektorin bankar në Kosovë”.

Misioni i Shoqatës është të promovojë praktika të besueshme, të përgjegjshme sociale dhe të qëndrueshme të huadhënies të cilat vlerësohen pozitivisht nga konsumatorët dhe autoritetet mbikëqyrëse. Në të njëjtën kohë, Shoqata do të punojë për të promovuar mundësitë e ofruara nga zgjidhjet e teknologjisë financiare jo-bankare që përfitojnë individët dhe shoqëria në tërësi

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni: venharhana@gmail.com

.