0800 777 88info@monego.comÇdo ditë jave: 08:00-20:00; E Shtunë dhe E Diele: 10:00-18:00

Pyetjet e zakonshme

Rreth kredive tuaja

  • Si mund të aplikoj për një kredi?

    Ju mund të aplikoni në faqen zyrtare të Monego (www.monego.com). Sapo të përzgjidhni shumën dhe afatin që ju intereson, procesi kryhet me ndihmën e "përllogaritësit" të pozicionuar në faqen e parë.

     

    Sapo ju të rregjistroni të dhënat tuaja, do të krijohet një profil personal, të cilin mund ta aksesoni më pas çdo herë dhe me përmes tij merrni informata mbi ecurinë e procesit të kërkesës për kredi si dhe informoheni rreth kredisë aktive nëse keni lidhur "Marrëveshje Kredie" me ne.

     

    Ju gjithashtu mund të aplikoni për kredi pranë çdo degë të Monego, hapur çdo ditë pune nga ora 8:00 deri në orën 20:00 dhe në vikend nga ora 10:00 deri në orën 18:00. Gjeni në këtë link adresën më të afërt.

  • Çfare dokumentacioni kërkohet për të marrë një kredi?

    Dokumentacioni i përhershem pamvarësisht produktit të ofruar, që duhet të keni me vete sa herë paraqiteni pranë degëve të Monego ose kur aplikoni online është Letërnjoftimi ose Pasaporta.

    Gjithashtu ju duhet të keni me vete dhe telefonin tuaj me te cilin shkëmbehen disa sms konfirmimi gjatë procesit të shqyrtimit të kerkesës dhe disbursimit të kredisë.

    Me pas ne do t’ju udhëzojmë nëse do të nevojitet ndonjë dokument tjetër shtesë, siç mund të jenë rastet kur të dhënat e prezantuara nga ju nuk është e mundur të verifikohen.

  • Çfarë është Forma e Pëlqimit për Qasjen në Regjistrin e Kredive edhe përse shërben?

    Për t’ju shërbyer më shpejtë dhe për të minimizuar dokumentacionin që ju duhet të përgatisni për një aplikim kredie, ju nërpërmjet firmosjes së Formës së Pëlqimit për Qasjen në Regjistrin e Kredive, na autorizoni ne për të tërhequr nga Banka Qendrore e Kosovës një historik të kredive apo financimeve tuaja nga institucione të ndryshme dhe të dhena të tjera bazë nga institucione të tjera, që shërbejnë për të vlerësuar qëndrueshmerinë e të ardhurave tuaja.

  • Kur mund të më refuzohet kërkesa ime për kredi?

    Monego ka ngritur struktura dhe sisteme te brendshme për të vlerësuar kapacitetin tuaj për kredimarrje dhe aftësinë dhe cilësinë tuaj ripaguese.

     

    Aplikacioni juaj për kredi mund të refuzohet nëse:

      • Ju keni borgje të pashlyera në ndonjë institucion financiar
      • Ju keni historiat jo të mire kreditor nga kredia juaj e kaluar në Monego ose në ndonje institucion tjetër financiar (kredi, kredit kartelë, mbitërheqje etj.)
      • Ju nuk plotësoni kriteret e moshës, pra jeni më i ri ose e re se 23 vjet dhe më i/e vjetër se 70 vjeç

    30 ditë pas refuzimit, ju mund të aplikoni përsëri për kredi tek Monego.

  • Ku dhe si kryhet procesi i lëshimit të kredisë?

    Kredia mund të finalizohet në një nga degët tona apo edhe 100% ONLINE në uebsajtin tonë (www.monego.com). Tërheqjen e mjeteve mund ta bëni në këto mënyra:

     

    1. Tërheqje kesh pranë degës ku keni firmosur marrëveshjen, për të cilën do të ju komunikohet nga Shërbimi i Klientit dhe tarifa e këtij shërbimi.
    2. Me transfertë në llogarinë tuaj rrjedhëse, për të cilën ju duhet të jepni informacionin e saktë mbi bankën dhe numrin IBAN identifikues të kësaj llogarie bankare.
  • Sa është shuma që mund të marr si kredi?

    Monego ofron kredi duke filluar nga 20 Euro deri në 1200 Euro.

  • Çfarë është tarifa e administrimit të kredisë?

    Tarifa e administrimit të kredisë është kostoja e shërbimit për kredinë e ofruar, e përllogaritur si një përqindje mbi vlerën e kredisë, e cila ndryshon në bazë të afatit të kredisë së përzgjedhur, mësoni më tepër tek e Çmimorja e Monego.

  • Nëse kam marrë një kredi pranë jush, a mund të marr një kredi të dytë?

    Monego mund të aprovojë vetëm një limit kredie për ju, dhe nuk aplikon dhënien e kredive paralele.

     

    Por ju do të mund të tërhiqni sa herë të dëshironi pjesë të limitit tuaj të aprovuar, i cili është i vlefshëm deri kur ju kërkoni të mbyllni Kontratën e Kredisë me Monego.Nëse ju e keni tërhequr njëherësh të gjithë limitin e aprovuar, sapo ju shlyeni një pjesë të kredisë së tërhequr, ju mund ta ri-tërhiqni atë si kredi përsëri duke mbajtur gjithmonë vlerën e limitit tuaj të përdorshme. 

     

    Nëse ju nevojitet një limit i ndryshëm nga limiti i aprovuar, ju duhet të mbyllni limitin aktiv dhe të aplikoni për një limit të ri. 

  • Kur mund të më pranohet kërkesa ime për kredi?

    Ju do te njoftoheni gjithashtu me një sms ose email në momentin e aprovimit të kërkesës suaj, ku do të komunikohen dhe dokumentacioni që duhet të keni me vete kur të paraqiteni në degë për vijimin e procesit dhe firmosjen e marrëveshjes përkatëse.

    Monego ka ngritur struktura dhe sisteme te brendshme për të vlerësuar kapacitetin tuaj për kredimarrje dhe aftësinë dhe cilësinë tuaj ripaguese.

     

    Aplikacioni juaj për kredi mund të pranohett nëse:

      • Nuk keni borgje të pashlyera në ndonjë institucion financiar
      • Ju keni historiat të mire kreditor nga kredia juaj e kaluar në Monego ose në ndonje institucion tjetër financiar (kredi, kredit kartelë, mbitërheqje etj.)
      • Ju plotësoni kriteret e moshës, pra jeni prej 23 deri 70 vjeç
  • Çfare kredi ofron Monego.com?

    • Monego ofron kredi në shumë prej 20 deri në 400 euro me pagesë njëherëshe (me një këst). Afatet e shlyerjës janë për 7, 14 apo 30 ditë.
    • Kredi në shumë prej 20 deri në 1200 euro me disa këste. Afatet e shlyerjës janë për 3, 6, 9, 12, 18 apo 24 muaj.
  • Avantazhet e kredisë me KËSTE?

    Kredi në shumë prej 20 deri në 1200 euro, me këste prej 3, 6, 9, 12, 18 dhe 24 muaj.

     

    Përse duhet të zgjedhni Monego.com?

    • Kredia deri 1200€,
    • 3, 6, 9, 12, 18 dhe 24 këste
    • Apliko vetëm me letërnjoftim
    • Kredi për 15 minuta
    • Kredi 100% online (aplikimi dhe disbursimi i mjeteve)
    • Merr paratë kesh në degët e Monego
    • Mund të shtyni datën e pagesës së këstit

Pagesat

  • Ku dhe si mund të paguaj kredinë time?

    Ju mund të paguani këstin e kredisë tuaj në disa mënyra, por gjithmone duke u kujdesur që në përshkrimin e pagesës të vendosni një numër reference të kredisë tuaj me Monego (nr e Marrëveshjes së Kredisë ose nr e Faturës që u është dërguar me email), pasi kjo ndihmon në procesimin korrekt dhe të shpejtë të pagesës suaj.

     

    Mënyrat e pagesës së kredisë:

     

    1. degët tona, gjeni degën më të afërt
    2. përmes bankave me të cilat Monego ka marrëveshje bashkëpunimi:
      - BPB Bank: 1300001500011968 
      - ProCredit Bank: 1182005187000187 
      - TEB Bank: 2011000145406920
    3. në zyret e Postës së Kosovës
    4. në degët e Union Net Western Union
  • A mund të parapaguaj kredinë time dhe si mund ta kryej këtë?

    Monego ju këshillon që të mos kryeni pagesa me vlere më të madhe se vlera e këstit që ju keni detyrim për të paguar dhe në çdo rast qe llogaria juaj në Monego do të rezultojë me një balancë të tepërt, ne do të kërkojmë që kjo tepricë të tërhiqet nga ju pranë degëve tona, ose do të transferohet në llogarinë tuaj bankare në rast se kemi të dhëna të rregjistruara në sistemin tonë mbi këtë llogari.

    Në çdo rast kur ju dëshironi të parapaguani detyrimet e juaja, ju duhet të paraqiteni përpara se të kryeni parapagimin në nje prej degëve të Monego për të paraqitur këtë kërkesë me shkrim.

    Ju kujtojmë, që çdo mbyllje parakohe apo parapagim i kredisë me shumë këste do të shoqërohet me një komision për tu paguar nga ju, e cila citohet dhe në Marrëveshjen e Kredisë.

  • Çfarë ndodhë nëse nuk paguhet në kohë kredia?

    Ne ju këshillojmë të kryeni pagesën e kredisë brenda datës së përcaktuar në Marrëveshjen e Kredisë.

    Mirëpo, nëse për ndonjë arsye nuk mund të paguani në kohën e duhur, ne ju ofrojmë mundësinë të aplikoni për shtyerje të kësaj datë pagese me një pagesë shtesë.

     

    Në rastet kur kësti juaj nuk do të shlyhet në kohë dhe nuk eshte kryer procesi i plotë për të shtyrë datën e pagesës, ju do të ngarkoheni me nje penalitet për çdo dite vonese prej 0.5% mbi vlerën e prapambetur.

     

    Mos pagesa e kredisë do të rezultojë edhe në historiatin tuaj kreditor në BQK, i njohur si CRK, gjë që ju vështirëson marrjen e kredive në të ardhmen në institucione financiare të Kosovës.

     

    Rasti mund të dërgohet tek kompanitë për kthim të kredive apo përmbaruesit, duke ngarkuar kosto shtese në borxhin e klientit. 

  • Çfarë është "Shtyrja e Datës së Pagesës" dhe si kryhet ajo?

    Monego u ofron të gjithë klientëve të saj mundësinë e “Shtyrjes së Datës së Pagesës”.
    Pra, nëse për ndonjë arsye nuk mund të paguani kredinë në kohën e caktuar me marrëveshje, atëherë drejtohuni tek ne dhe bëni shtyrjen e afatit të pagesë në mënyrën e duhur, pa marr asnjë ndëshkim.

    Shtyrja e datës së pagesës mund të bëhet duke paguar një vlerë të caktuar varësisht ditëve që dëshironi të shtyni pagesën. Monego ju ofron afat të shtyrjes së pagesës prej 7, 14 ose 30 ditë.

    Referojuni çmimores së Monego në lidhje çmimin e shtryrjes së datës së pagesës: www.monego.com/faqet/cmimorja-kredi

     

    Si mund të aplikoni për këtë shtyrje?

     

    • në profilin tuaj personal duke u loguar ne faqen tonë zyrtare me informatat tuaja 
    • pranë një prej degëve tona, gjeni degën më të afërt këtu www.monego.com/deget
    • duke thirrur pa pagesë në numrin 0800 777 88

     

    Ju do të njoftoheni me SMS ose email (nëse keni rregjistruar një email në kontaktet e juaja), sapo kjo shtyrje të bëhet efektive duke ju treguar datë pagesën e re. 

     

    Sa herë mund të aplikoj për shtyrje të datë pagesës?

     

    Monego nuk ju limiton në numrin e shtyrjeve që ju keni të nevojshme, por në ꞔdo rast kur detyrimi juaj nuk paguhet në kohë, limiti i kredisë tuaj i aprovuar si dhe ꞔdo benefit tjetër qe ju merrni në Monego pezullohet dhe nuk do të mund të ofrohet më. 

     

Të tjera

.