0800 777 88info@monego.comÇdo ditë jave: 08:00-20:00; E Shtunë dhe E Diele: 10:00-18:00

Tërheqje nga marrëveshja e kredisë

Ju lutemi vini re se ju keni vetëm 14 ditë (nga data e nënshkrimit të marrëveshjës së kredisë kur keni pranuar afatet dhe kushtet kontraktuale) për të shfrytëzuar të drejtën e tërheqjes nga marrëveshja e kredisë pa dënime dhe pa dhënë arsyetim.

Sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshjen e kredisë, pas marrjes së këtij Njoftimi, Huadhënësi do t’iu njoftojë juve përmes një Njoftimi me shkrim për shumën që duhet të paguani, nëse ka, e cila përfshin çdo shumë të disbursuar, interesin e përllogaritur për ditët përkatëse, shpenzimet administrative (nëse jeni dakorduar që të paguhen me baza mujore) si dhe kostot që Huadhënësi ka shkaktuar me palët e treta për miratimin dhe disbursimin e çdo shume të huasë.

Ky njoftim mund të dorëzohet në letër personalisht apo përmes postës në njërën prej degëve të Monego ose në emailin zyrtar i Monegos info@monego.com.

Shkarkojeni formularin këtu: Formulari për Njoftim për tërheqje nga marrëveshja e kredisë

E rëndësishme: Plotësoni këtë formular vetëm nëse dëshironi të tërhiqeni nga marrëveshja e linjës së kredisë së lartshënuar. 

.