0800 777 88info@monego.comÇdo ditë jave: 08:00-20:00; E Shtunë dhe E Diele: 10:00-18:00

Rreth Nesh

Monego SHPK është institucion financiar jo-bankar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), që ofron kredi të shpejta konsumuese “Pagesa një-herëshe” dhe kredi me këste. Kreditë janë të dizajnuara për nevojat e përditshme financiare të klientëve tanë.

Kompania jonë ka sjellë në Kosovë shërbime të reja dhe shume inovative, krejt kjo falë teknologjisë informative të avancuar që përdorim, duke u mundësuar klientëve financim super të shpejtë dhe vetëm me letërnjoftim, proces të plotë online të marrjes së kredisë dhe çasje të lehtë në shërbimet tona dixhitale përmes internetit (PC, Laptopi apo Telefoni juaj).

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, të teknologjisë dhe të shërbimit të klientit, të cilët janë ekspertë dhe kanë përvojë të rëndësishme në fushat e tyre.

Monego ka mision të dixhitalizojë, thjeshtëzojë, si edhe të shpejtojë shërbimin dhe ofrimin e kredive për klientët në tregun vendor, më qëllim të rritjes së çasjes, përfshirjes dhe të rehatisë financiare.

Avantazhet konkurruese të Monego:

  • Proces tejet i shkurtë i aplikimit – brenda 15 minutave
  • Vetëm letërnjoftimi/pasaporta – asnjë dokument apo dëshmi tjetër
  • Proces i plotë 100% ONLINE i kreditimit (aplikimi dhe marrja e kredisë)
  • Çasje dhe menaxhim ONLINE e llogarisë nga ana e klientëve
  • Kredi të hapura, me mundësi të lehtë vazhdimi sipas nevojës së klientit
  • Përfshirje financiare edhe për klientët pa historiat perfekt në CRK (Regjistri i Kredive të Kosovës)
  • Shërbim superior dhe konfidencial për klientë
  • Mundësia për kredi kesh
  • Relacion i afërt dhe vëmendje e personalizuar me secilin klient

Me gjithë komoditetin e ofruar nga produktet dhe proceset tona të punës, premtimi ynë kryesor ndaj klientëve mbetet afërsia dhe relacioni me secilin prej tyre, individualisht dhe me përkushtim të plotë. Për të ndihmuar realizimin e këtij qëllimi, ne do të jemi prezent me rrjetin tonë të degëve anembanë Kosovës, do t’ju mundësojmë klientëve tanë të na telefonojnë në numrin tonë pa pagesë 0800 777 88, si edhe normalisht do të jemi 24h ONLINE.

.