0800 777 88info@monego.comÇdo ditë jave: 08:00-20:00; E Shtunë dhe E Diele: 10:00-18:00

Politika e privatësisë

POLITIKAT E PRIVATËSISË SË MONEGO Sh.p.k.

Miratuar dhe azhurnimi i fundit më 01.04.2018

Qëllimi ynë është të sigurojmë nivelin më të lartë të konfidencialitetit dhe sigurisë së të dhënave personale të atyre që vizitojnë faqen tonë www.monego.com.

Këto Politika të Privatësisë (“Politika”) (së bashku me dokumentet e tjera të referuara në to) përcakton bazën mbi të cilën çdo të e dhënë personale që Monego Shpk (“ne”, “neve”, “jonë”) mbledh nga përdoruesit e ueb faqes sonë (“ju”, “përdoruesi”, “konsumatori”) ose që ju e siguroni për ne, do të përpunohen nga ana jonë. Ju lutemi lexoni me kujdes tekstin në vijim për të kuptuar pikëpamjet dhe praktikat tona në lidhje me të dhënat tuaja personale dhe se si do t'i trajtojmë ato. Duke vizituar ueb faqen tonë www.monego.com (“ueb faqja jonë”), ose duke pasur një llogari në internet (online) me ne, ju pranoni dhe jepni pëlqimin tuaj ndaj praktikave të përshkruara në këto Politika. Për qëllime të Ligjit PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, kontrolluesi i të dhënave është Bleron Havolli.

Çfarë informacioni mbledhim ne?

1.1 Ne mund të mbledhim ndonjë nga informacionet e mëposhtme (“Të dhënat”) të cilat ju mund ti jepni vullnetarisht në lidhje me ju, duke plotësuar formularët në ueb faqen tonë duke korresponduar me ne nëpërmjet telefonit (dhe ne monitorojmë dhe regjistrojmë thirrjet), e-mail ose ndryshe. Kjo përfshin informacionin që ju jepni kur regjistroheni për të përdorur ueb faqen tonë, kur të abonoheni për shërbimet tona, kryeni ndonjë transaksion ose përdorni llogarinë tonë në internet në çfarëdo mënyre, skanoni dokumente ose transmetoni të dhëna të tjera personale siç janë fotot, angazhoheni në ndonjë hulumtim të konsumatorëve apo të ngjashme, merrni pjesë në ndonjë bord diskutimi ose funksione të tjera të medias sociale në ueb faqen tonë, kur të na telefononi ose kur raportoni ndonjë problem me ueb faqen tonë:

  • emri, mbiemri;
  • numri personal identifikues;
  • adresa elektronike (e-mail);
  • numri i telefonit celular;
  • adresa e banimit dhe ajo e deklaruar;
  • kopja e dokumentit personal të identifikimit;
  • numri i dokumentit personal të identifikimit;
  • statusi i punësimit;
  • të ardhurat mujore;
  • burimet shtesë të të ardhurave dhe shuma;
  • informata teknike – shih me poshtë Paragrafin 6. Përdorimi i Cookies (të dhëna që ueb faqet depozitojnë në kompjuterin tuaj).
  • statusi personal politik.

1.2 Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave përcakton “Të dhënat e ndjeshme”, si të dhënat në lidhje me origjinën racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimet fetare ose filozofike, të dhënat mbi të kaluarën kriminale, si dhe të dhënat e tjera që lidhen me shëndetin fizik ose mendor, jetën seksuale . Si klient zakonisht nuk kërkohet nga ju që të na ofroni të dhëna të ndjeshme, por në rast se ju na ofroni të dhëna të ndjeshme, ne do t'i përdorim ato vetëm në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave. Ne mund ti ndajmë të dhënat e ndjeshme me furnitorët dhe nënkontraktuesit tanë për të mbajtur të dhënat tuaja të përditësuara.

1.3 Si edhe nëpërmjet ueb faqes sonë, ne mund të pranojmë informacion rreth jush nëpërmjet palëve të treta (duke përfshirë, për shembull, partnerët e biznesit, bankat, agjencitë e referencave të kreditit etj.) dhe mund të pranojmë informacione për ju nga ata.

1.4 Ne rezervojmë të drejtën për të kërkuar çdo dokument shtesë për të miratuar një aplikacion për kredi.

Si i përdorim ne të dhënat e mbledhura?

2.1 Ju pajtoheni që të Dhënat që ju na ofroni do të regjistrohen në formë elektronike dhe mund të përdoren për qëllimet, duke përfshirë, por jo kufizuar si më poshtë:

  • për të verifikuar identitetin tuaj dhe për të vlerësuar aftësinë tuaj kreditore duke përdorur informacionin që na keni ofruar;
  • për të zbuluar dhe parandaluar çdo mashtrim, pastrim parash dhe aktivitete të tjera kriminale;
  • për të kontaktuar me ju.
  • për t'ju dërguar oferta promocionale të shërbimeve tona.

2.2 Çdo aplikacion dhe informacion i paraqitur nga një vizitor tek ne në ueb faqen tonë ose tek stafi ynë na lejon të përdorim të dhënat e përmendura për të ofruar informacion në lidhje me produktet ose shërbimet tona. Të gjitha të dhënat e ofruara nga ju për ne, mund të përdoren për të siguruar përmbushjen e angazhimeve kontraktuese të palëve. Nëse duhet bërë ndonjë ndryshim në ueb faqen, informacioni që keni ofruar mund të përdoret për t'ju informuar për ndryshimet e tilla.

2.3 Ne mund t'i përdorim të dhënat ose t'i lejojmë palët e treta që të përdorin informacionin që nuk ka të bëj me produktet ose shërbimet për të cilat ju mund të keni interesim. Kushdo që refuzon të na japë neve ose palëve të treta pëlqimin për përdorimin e informacionit të tij/saj, i jepet opsioni për të ndaluar përdorimin e të dhënave të tyre personale.

Ku i ruajmë të dhënat e mbledhura?

3.1 Ne përpunojmë të dhënat dhe i ruajmë ato në serverët e menaxhuar nga ofruesi ynë i shërbimeve të hosting. Ata serverë janë të vendosur në një numër të qendrave të të dhënave të sigurta në Bashkimin Evropian, ose në juridiksione të tjera që sigurojnë një nivel adekuat të mbrojtjes, siç kërkohet nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave (“Juridiksionet e Ruajtjes”).

3.2 Ne përpiqemi të sigurojmë që mos ti dërgojmë të dhënat jashtë Juridiksioneve të Ruajtjes të cekura më lart. Megjithatë, në rrethana të jashtëzakonshme të Dhënat Personale që ne mbledhim nga ju mund të transferohen dhe të ruhen në një destinacion jashtë Juridiksioneve të Ruajtjes të cekura më lart dhe të përpunohen nga personeli që vepron aty, të cilët punojnë për ta.

3.3 Në përgjithësi, do t'i ruajmë të dhënat tuaja për 5 (pesë) vjet. Në rrethana të caktuara, kërkesat e tilla rregulluese, ne mund të detyrohemi ti ruajmë ato për një periudhë më të gjatë.

3.4 Duke paraqitur të Dhënat tuaja Personale, ju jepni pëlqimin tuaj për transferimin, ruajtjen ose përpunimin e lartcekur ndërkombëtar. Sidoqoftë ne do të sigurojmë që transferimi i të dhënave jashtë Juridiksioneve të lartcekur të Ruajtjes do të bëhet vetëm në bazë të miratimit të autoriteteve të Kosovës, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave.

Si i ruajmë/mbrojmë të dhënat e mbledhura?

4.1 Hapësirat e serverëve tanë janë shumë të sigurta dhe qasja e personelit është shumë e kufizuar. Të gjitha të dhënat do të kodohen “në qetësi (kur nuk përdoren)” (me fjalë të tjera, gjatë kohës së ruajtes).

4.2 Nëse të dhënat ruhen jashtë Juridiksionit të Ruajtjes, ne do të sigurohemi që të aplikohen masa mbrojtëse të përshtatshme përpara se informacioni personal të transferohet jashtë Juridiksioneve të Ruajtjes dhe ne do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që të dhënat tuaja të trajtohen në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me këto politika të privatësisë.

4.3 Ne do të sigurojmë që çdo person, qoftë stafi ynë, ose stafi i ofruesit tonë të shërbimeve hosting, që ka qasje në të Dhënat Personale, ti qaset këtyre të dhënave sipas kushteve strikte të konfidencialitetit.

4.4 Aty ku ju kemi ofruar (ose ku ju keni zgjedhur) një fjalëkalim dhe / ose të dhëna të tjera të qasjes, të cilat ju mundësojnë të keni qasje në llogarinë tuaj në internet ose pjesë të caktuara të ueb faqes sonë, ju jeni përgjegjës për ruajtjen e këtij fjalëkalimi dhe / ose të dhënave të tjera konfedenciale të qasjes. Ne kërkojmë nga ju që mos ta ndani fjalëkalimin dhe / ose të dhënat e tjera të qasjes me askënd, përfshirë edhe anëtarët e familjes suaj. Nëse ju e ndani fjalëkalimin dhe / ose të dhënat e tjera të qasjes me dikë tjetër, ju e bëni këtë në përgjegjësinë tuaj, pasi që kur një përdorues qaset në llogarinë e tij/saj me të dhënat e tilla elektronike të identifikimit, çdo informacion ose transaksion i kryer përmes llogarisë në internet ose ueb faqen tonë, do të konsiderohet si ligjshëm dhe i kryer nga ju drejtpërsëdrejti, për çfarëdo qëllimi.

4.5 Ne i instalojmë Certifikatat SSL në serverët tanë të internetit. Kur ju transmetoni të dhëna në ueb faqen tonë, krijohet një sesion i sigurt me shfletuesit (browsers) dhe protokolli i aplikacionit (i njohur edhe si HTTP) do të ndryshojë në HTTPs, ku 'S' qëndron për 'i sigurt'.

4.6 Edhe pse ne do të bëjmë më të mirën për të mbrojtur të dhënat tuaja personale, fatkeqësisht, pavarësisht nga masat e lartcekura mbrojtëse, transmetimi i informacionit nëpërmjet internetit nuk mund të garantohet 100% në nivelin e sigurt dhe ne nuk mund të garantojmë sigurinë e të dhënave tuaja të transmetuara, sidomos nëse pajisja juaj është e infektuar me viruse ose softuerë të tjerë qëllimkeq.

4.7 Sapo të kemi marrë informacionin tuaj, ne do të përdorim procedura strikte dhe veçori të sigurisë për të parandaluar qasjen e paautorizuar.

4.8 Ju do të njoftoheni nëse të dhënat tuaja janë kompromentuar për shkak të shkeljes së sigurisë.

Si i ndajmë ne të dhënat e mbledhura?

5.1 Ne mund ti ndajmë të dhënat e mbledhura me palët e treta në rrethana të caktuara, me pëlqimin tuaj (ju lutem vini re se ky është pëlqimi i juaj i dhënë në lidhje me këto politika të privatësisë), duke përfshirë:

  • partnerët e biznesit, furnizuesit dhe kompanitë nënkontraktuese, organizatat ose individët, për implementimin e ndonjë kontrate që kemi lidhur me ta ose juve;
  • me analitikët dhe ofruesit e motorëve të kërkimit që na ndihmojnë në përmirësimin dhe optimizimin e ueb faqes sonë (p.sh. vetëm informatat teknike);
  • agjencitë e referencave të kredive dhe agjencitë për parandalimin e mashtrimit (nëse keni pranuar formën e financimit nga ne, ne do t'i ndajmë të dhënat tuaja me regjistrin e kredive të Bankës Qendrore të Kosovës, sipas rregullave në fuqi);
  • nëse ne jemi të obliguar për të zbuluar ose ndarë të dhënat tuaja personale në mënyrë që të përmbushim cilindo detyrim ligjor, ose në mënyrë që të zbatojmë ose aplikojmë cilëndo marrëveshje me ju ose furnizuesit tanë, për të mbrojtur të drejtat, pronën, ose sigurinë tonë dhe sigurinë e klientëve tanë, apo të tjerëve, duke përfshirë rregullat e aplikueshme kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;

5.2 Përderisa gjasat janë të vogla, por ne mund të dëshirojmë në një të ardhme që të shesim ose bashkojmë biznesin tonë ose t'i transferojmë aksionet e tij tek një partner potencial. Nëse ndodh kështu, ne mund t'i zbulojmë informatat tuaja personale tek partneri potencial dhe këshilltarët e tij nëse ata pranojnë që ti mbajnë ato konfidenciale dhe ti përdorin ato vetëm për të shqyrtuar dhe / ose për të negociuar një transaksion të mundshëm.

5.3 Ne mund të ndajmë të dhënat tuaja me palët e treta, me qëllim që t'ju dërgojmë kohë pas kohe informata promovuese për mallrat ose shërbimet e ofruara nga palët e treta.

Përdorimi i cookies (të dhënat që ueb faqet depozitojnë në kompjuterin tuaj)

6.1 Ne mund të përdorim cookies për të mbledhur informacione teknike për të dhënat e caktuara statistikore dhe përdorim të shërbimit në ueb faqen tonë. Informacioni i mbledhur teknik mund të përfshijë adresën e protokollit t[ internetit (IP) që përdoret për të lidhur kompjuterin ose pajisjen tuaj në Internet, informacionin tuaj të qasjes (identifikimit), llojin dhe versionin e shfletuesit, vendosjen e zonës së kohës, llojet dhe versionet e lidhjes së shfletuesit (browser), sistemin operativ dhe platformën etj.

6.2 Në çdo rast, informacioni i përmendur nuk duhet të përmbajë informacion personal identifikues.

6.3 Ne mund të mbledhim informacione për përdorimin tuaj të përditshëm në internet. Shfletuesi juaj ka mundësi ti refuzojë cookies. Informata të mëtejshme mbi cookies mund të gjenden në seksionin e Politikave të Cookies.

Vegzat e ueb faqeve të palëve të treta

7.1 Ueb faqja jonë mund të përfshijë vegza të ueb faqeve të palëve të treta. Këto ueb faqe kanë përdorimin dhe rregullat e tyre të mbrojtjes së të dhënave personale, të cilat ju i pranoni kur vizitoni ueb faqen përkatëse. Ne nuk jemi përgjegjës dhe nuk marrim asnjë përgjegjësi për ueb faqet e palëve të treta.

Të drejta e juaja

8.1 Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave ju jep të drejtën, pa pagesë, të qasjes dhe për të kundërshtuar përpunimin, në rrethana të caktuara, si dhe për përditësimin dhe korrigjimin e informacionit që ne mbajmë për ju.

8.2 Ju mund të ushtroni të drejtat tuaja të tjera në çdo kohë duke na kontaktuar në info@monego.com. Nëse keni një llogari në internet tek ne dhe dëshironi të përditësoni informacionin, ju mund të përditësoni informacionin drejtpërsëdrejti në profilin tuaj të llogarisë në internet.

8.3 Ne do të synojmë t'u përgjigjemi kërkesave tuaja sa më shpejt që të jetë e mundur, në përputhje me kërkesat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave.

8.4 Vini re se përpunimi i disa të dhënave personale që mbajmë rreth jush është i nevojshëm për të zbatuar kontratat që mund të kemi me ju, prandaj ne nuk do të jemi në gjendje të ndalojmë përpunimin e këtyre të dhënave, derisa të ekzistojë një kontratë mes nesh. Gjithashtu vini re se ne mund që mos t'i fshijmë përgjithmonë të dhënat tuaja nëse kemi nevojë ti mbajmë të dhënat në lidhje me marrëdhënien tonë kontraktuese me ju, dhe / ose nëse kërkohet me ligj që të mbajmë të dhënat për një periudhë të caktuar kohore.

Ndryshimet në Politikat tona të Privatësisë

9.1 Çdo ndryshim që mund të bëjmë në politikat tona të privatësisë në të ardhmen do të postohen (shpallen) në ueb faqen tonë dhe / ose do t'ju dërgohen përmes e-mailit / në llogarinë tuaj në internet, nëse keni një të tillë.

Kontakti me ju

10.1 Pas vizitës së kësaj ueb faqeje dhe ofrimit të të dhënave tuaja personale dhe të detajeve kontaktuese, ju pajtoheni të pranoni ofertat tona komerciale në cilëndo nga pajisjet tuaja të komunikimit.

Kontakti me ne

11.1 Pyetjet, komentet dhe kërkesat në lidhje me këto politika të privatësisë janë të mirëseardhura dhe duhet të adresohen në info@monego.com / Tel. +383 38 777 888

Përmbajtja e dhënies së pëlqimit ndaj Politikave të Privatësisë

Duke klikuar në kutinë e shënimit të dhënë në Ueb Faqen ose Llogarinë në Internet dhe / ose duke ndjekur udhëzimet e ofruara nga ne, ju konfirmoni që keni lexuar dhe kuptuar termat dhe kushtet e Politikave të Privatësisë (vegza e politikave të privatësisë), ju jepni pëlqimin tuaj të mirë-informuar për trajtimin e të dhënave / dokumenteve të mia në pajtim me Politikat e Privatësisë.

 

POLITIKAT E COOKIES SË MONEGO SHPK

Miratuar dhe azhurnimi i fundit më 01.04.2018

Ju lutem vini re se ne përdorim cookies në ueb faqen tonë. Cookies janë njësi informacioni që ueb faqja jonë dërgon në shfletuesin (browserin) tuaj. Pas pranimit të njësive të lartcekura të informimit, shfletuesi juaj i shkruan ato në një skedar të cookies të ruajtur në pajisjen tuaj elektronike të komunikimit. Cookies u lejojnë vizitorëve të shfletojnë ueb faqen dhe i mundëson ofruesit të ueb faqes të personifikoj përmbajtjen e krijuar sipas nevojave të vizitorëve dhe të përmirësoj rezultatin e veprimeve të përdoruesit. Nëse funksioni i cookies është i çaktivizuar në shfletuesin tuaj, ne nuk jemi në gjendje të sigurojmë funksionimin e duhur të ueb faqes www.monego.com.

Cookies të përdorura në ueb faqen tonë nuk mbledhin asnjë informacion personal rreth përdoruesit.

Si i përdorim ne cookies?

Cookies përdoren për të mbrojtur klientët tanë dhe për të parandaluar aktivitetet mashtruese. Nëse funksioni i cookies është i çaktivizuar, përdoruesi nuk do të jetë në gjendje ti qaset ueb faqes në mënyrën e duhur.

Ne përdorim cookies për të mbledhur të dhëna për mënyrën se si përdoruesit i qasen ueb faqes sonë dhe për të analizuar shfletimin e tyre në të, kështu që ne mund të përmirësojmë ofertat tona të shërbimeve ndaj klientit. Ueb faqja përdor mjetet e analizimit të Google Analytics për funksionimin e ueb faqes, i cili përdor cookies dhe ndihmon në analizimin e vizitave në ueb faqe dhe identifikon problemet në ueb faqe. Mund të mësoni më shumë për funksionimin e këtyre cookies në ueb faqen e privatësisë së Google.

Cookies na ndihmojnë për të vlerësuar efikasitetin e reklamave dhe ofertave të vendosura në ueb faqen www.monego.com.

Si përdoren cookies në www.monego.com?

Ne përdorim cookies të sesionit dhe cookies të përhershme.

Cookies të sesionit ose cookies të përkohshme funksionojnë kur përdoruesi ti qaset ueb faqes. Cookies të sesionit ndihmojnë ueb faqen www.monego.com për të mbajtur në mend aktivitetet e kryera nga vizitori në faqen e mëparshme duke eliminuar nevojën për të rifutur informacionin.

 

Cookies të përhershme mbesin në pajisjen tuaj elektronike të komunikimit pasi që të vizitoni ueb faqen tonë. Këto cookies na ndihmojnë për t’ju identifikuar juve si një vizitor unik (duke ruajtur këto informacione si numra të gjeneruar pa ndonjë renditje).

Kontrollimi dhe fshirja e cookies

Nëse doni ti kufizoni cookies ose t'i bllokoni ato në ueb faqen tonë ose në ndonjë ueb faqe tjetër, ju mund ta bëni këtë duke ndryshuar parametrat e shfletuesit tuaj. Përdorni funksionin e Ndihmës (Help) të shfletuesve tuaj për të mësuar më shumë rreth këtij opsioni. Ju lutem vini re se nëse funksioni i cookies është i çaktivizuar në shfletuesin tuaj, ne nuk mund të sigurojmë funksionimin e duhur të ueb faqes www.monego.com.

Përmbajtja e dhënies së pëlqimit ndaj Cookies:

Ne përdorim cookies në ueb faqen tonë për të ngritur / përmirësuar përvojën tuaj në shfletim. Duke vazhduar të përdorësh ueb faqen tonë, ju jepni pëlqimin tuaj ndaj Politikave tona të Cookies. Për të kuptuar më shumë për mënyrën se si ne i përdorim cookies, ose për të ndryshuar preferencat dhe parametrat e shfletuesit (browserit), ju lutemi shikoni Politikat tona të Cookies (vegza e Politikave të Cookies).

.