0800 777 88info@monego.comÇdo ditë jave: 08:00-20:00; E Shtunë dhe E Diele: 10:00-18:00

Blog

Mbi 200 të rinj të punësuar, Monego tani hap degën e 28-të, krijon vende të reja pune!

 

Përveç pjesëmarrjes së madhe në treg, Monego është lider me numrin më të madh të të rinjëve të punësuar. Brenda një viti, Monego ka arritur të punësoj mbi 200 të rinj, ndërsa mosha mesatare e të punësuarve është rreth 25 vjeç. Punësimi është sfida më e madhe tek të rinjët, sidomos atyre që janë në përfundim apo sapo kanë përfunduar studimet e larta. Bizneset e reja shihen si mundësi e mirë punësimi për të rinjtë dhe poashtu faktor kyç i zhvillimit ekonomik, andaj Monego sigurohet që stafit t’i bashkangjiten mesatarisht rreth 15 persona çdo muaj.

 

 

Qëllimi ynë qëndron ne lehtësimin e qasjes së klientëve dhe gjithashtu ne zgjidhjen e problemeve të punësimit, veçanërisht tek të rinjtë. Me hapjen e deges se 28-te Monego ofron mundesi bsahkepunimi per te gjithe ata qe kanë aftësi dhe etikë të mirë pune ,referenca të mira e janë produktiv në punë.

 Në një shoqëri ku një përqindje te madhe te papunesise e perbejne femrat (35.2%), ne si Monego mburremi qe 70% te te punesuarve ne kompani jane te gjinise femrore.

 

 

 “Me fuqi të re punëtore, Monego ka shënuar rritje të jashtëzakonshme brenda një viti ekzistencë në treg, duke u bërë udhëheqës i tregut dhe industrisë. Dhe natyrisht se rritjes sonë rekorde në treg, kemi synuar t’ia shtojmë edhe prezencën më të madhe fizike me hapjen e degëve të reja dhe krijimin e vendeve të reja të punës, sidomos tek të rinjtë për të qenë sa më afër klientëve, të cilëve duam të ju japim një përvojë unike të shërbimit në Kosovë” ka thënë Egzon Halili, drejtor ekzekutiv në Monego.

 

Monego ju ofron mundësi të re dhe kushte moderne të punës, për të rinjtë e diplomuar dhe të shkathtë për ekonominë e re digjitale të cilët kompania po e udhëheq në Kosovë.

 

Vizitoni www.monego.com/deget për lokacionet e degëve nëpër Kosovë.

.