0800 777 88info@monego.comÇdo ditë jave: 08:00-20:00; E Shtunë dhe E Diele: 10:00-18:00

Blog

A e dini se...

Femrat shqiptare e kanë dëshmu që Kosova edhe pse një vend i vogël suksesi dhe talenti nuk mungojnë! Mburremi të kemi yje botërore, kampione, artiste e femra të suksesshme në çdo lëmi! Zemra mal, kur i dëgjon e i sheh kudo që je nëpër botë, mjaftueshëm me ta kujtu me krenari një copë Kosovë! E na jemi ktu me dëshmu edhe një herë, që femrat tona jo vetëm jashtë kufijve, po në çdo rast qe ju është dhënë mundësia gjithmonë na kanë zbardhë ftyrën!

Monego mban krenari të jetë indikatorë i dukshëm në rritjen e përqindjes të femrave të punësuara në ekonominë e tregut Kosovarë. Nga të dhënat e fundit të mbledhura rreth tregut të punës në Kosovë, bie në pah fakti se papunësia më e shprehur është tek femrat e moshës 25-34 vjeçare duke arritur shifrën deri në 40%. Fokusi ynë si kompani europiane, përveç arritjes së suksesit të deri më tanishëm dhe ekspansionit në vazhdimësi asnjëherë nuk neglizhohet sjellja e vlerave dhe përkrahja e të rinjëve ambicioz në fillimin e rrugëtimit të tyre profesional.

Stafi i Monegos përbëhet prej më shumë se 230 punëtorë të rinj të moshës mesatare 25-34 vjeçare, nga ky staf i angazhuar në përditshmërinë e detyrave në punë rreth 70% janë femra. Përparimi i femrave në institucionet financiere ka qenë një trend në rritje në vitet e fundit duke rezultuar në suksese të mëdha ekonomike, Monego beson dhe mbështet fuqishëm këtë fakt! 

Në një vend të vogël siç është Kosova, ku kultura është vazhdimisht në tranzicion duhet gjjithnjë të inicohet rritje më e madhe e femrave udhëheqëse në institucionet financiere dhe më gjerë. Ky trend I rritjes së barazisë të gjinive në një kompani në mbarë botën ka rezultuar në një ambient të punës më të mirë dhe rritje të mirë ekonomike.

.