0800 777 88info@monego.comÇdo ditë jave: 08:00-20:00; E Shtunë dhe E Diele: 10:00-18:00

Blog

Gjithçka që duhet të dini rreth Fintech

Fjala Fintech nënkupton “Teknologji Financiare” dhe i permbledh të gjitha institucionet që ofrojnë shërbime financiare, përmes një softueri, në mënyrë teknologjike për konsumatorin. Kjo teknologji revolucionare po ndryshon mënyrën se si shumë konsumatorë ndjekin, menaxhojnë dhe lehtësojnë financat e tyre.

Fintech perdoret  për të ndihmuar klientët të menaxhojnë më mirë operacionet financiare duke e bërë procesin më të shpejtë dhe të automatizuar, përmes një algoritmi softuerik të përdorur në kompjuterë dhe gjithnjë e më shumë në smartphones.

Më parë konsumatorët detyroheshin të prisnin në rend për të marrë kredi, të krijonin buxhetet e tyre, të grumbullonin faturat dhe të ndjeknin manualisht financat e tyre. Mirëpo me revolucionarizimin e teknologjisë tani marrja e kredive, mbajtja e gjurmëve të të ardhurave dhe shpenzimeve është përshpejtuar duke marrë shumë pak nga kohën e klientëve dhe duke revolucionarizuar mënyrën e të menduarit të klinetëve.

Fintech dhe Monego!

Monego ka mision të digjitalizojë, thjeshtësojë dhe shpejtojë shërbimet financiare, të ofroj marrjen e kredisë krejtësisht online dhe tërheqjen e mjeteve me kesh ose përmes xhirollogarisë. Për të marrë kredi në Monego ju duhet të hapni llogarinë online me të dhënat tuaja personale e këtë mund t’a bëni në faqen zyrtare të Monego www.monego.com .

Sapo ju të rregjistroni të dhënat tuaja, do të krijohet një profil personal, në të cilin mund të qaseni çdo herë dhe përmes tij merrni informata mbi ecurinë e procesit të kërkesës si dhe të informoheni rreth kredisë aktive nëse keni lidhur "Marrëveshje Kredie". Në vazhdimësi ju do të pranoni SMS konfirmimi, për procesin e shqyrtimit të kerkesës dhe aprovimit të kredisë.

Dokumentacioni i vetëm që ju duhet gjatë procesit të aplikimit në Monego është letërnjoftimi ose pasaporta.

 

.