0800 777 88info@monego.comÇdo ditë jave: 08:00-20:00; E Shtunë dhe E Diele: 10:00-18:00

Blog

Fëmijët i gëzohen dhuratave!

Punëtorët e MONEGO përgatitën dhurata për fëmijët që filluan klasën e parë. Ky organizim ka qenë iniciativë vullnetare, ku secili nga punëtorët ka pregatitur një dhuratë me gjëra elementare që mund t’i duhen një nxënësi që sapo ka nisur klasën e parë. Kjo vet-iniciative ka mundësu që edhe nxënësit e rrethinës së Fushë Kosovës të nisin fuqishëm rrugëtimin e tyre n’bankat shkollore!

Fillimi i shtatorit është gëzim për të gjithë femijët, disa i rikthehen mësimit e disa të tjerë sapo fillojnë atë. Kështu nxënësit që filluan klasën e parë në: Lismir, Harilaq, Vragoli, Sllatinë, Henc, Miradi e Epërme dhe e Poshtme, për ditën e parë të shkollës nuk u priten vetëm nga mësueset ose msuesit e klasës parë, por u pritën edhe nga dhurarat që punetorët e kompanisë Monego pregaditën enkas për ta. Të gjithë punëtoret në bazë vullnetare dhe me shumë përkushtim punuan rreth 200 pako me gjëra elementare që iu duhen fëmijeve për të filluar klasën e parë, që në një formë shume modeste të i gëzojnë dhe të i urojnë atyre suksese në mësime.  

“Të gjithë ne e mbajmë në mend, ditën e pare të shkollës, e mbajmë në mend shoqen ose shokun e bankës, mësuesen ose mësuesin e parë, për këtë arsye punëtorët e Monego patën idenë, dëshirën dhe vullnetin që në mesin e atyre kujtimeve të jenë edhe ata. Punëtorët tanë me shumë dashuri kanë punuar dhurata për këta nxënës, për arsyen qe edhe ne të jemi në kujtimet e tyre të para.” – tha, Anesa Ramaxhiku, përgjegjëse e Burime Njerëzore brenda kompanisë Monego, në Prishtinë.

Iniciativat e ngjashme, inkurajojnë të tjerët që të veprojnë në formë të ngjajshme, posaqërisht duke pasur parasysh fëmijët, të cilët jo vetëm që janë pjesë e ndishme, ata janë edhe e ardhmja e vendit, prandaj të gjithë duhemi të japim kontributin tonë.

.