0800 777 88[email protected]Çdo ditë jave: 08:00-20:00; E Shtunë dhe E Diele: 10:00-18:00
Thirr PA PAGESË! : 038777888
Na dërgo email
Ose

Blog

A jeni bo' gati për dimër?

Dimri po vjen... a je bo gati? Preferohet që përgaditjet për stinën më të ndieshme financiare - dimrit, të fillojnë më herët që të mund të përballohet më lehtë.

Sa më herët që blejmë, aq më lirë! Çdo ditë e më shumë po i afrohemi dimrit, e nëse e lëjmë për momentin e fundit atëherë kostoja do të jetë edhe më e lartë.  Është gjithmonë më e arsyeshme të fillojmë me alokimin e mjeteve më herët rreth buxhetit të stinës më të ftohtë. Siç e cekëm edhe më lartë, sistemi i ngrohjes është pika kryesore kur flasim për pregatitjet rreth stinës së dimrit, andaj blerja e produkteve qoftë druve apo peletit, preferohet të bëhet shumë më herët.Tani mund të jetë koha ideale për të goditur një çmim të mirë dhe sasi të mjaftueshme për ngrohje për krejt dimrin.

Kur bie fjala tek dimri, pyete vetën: "Çka të shkon në mend kur përmendim kohët e ftohta?" - me siguri që përgjigjja ka me qenë shija dhe përgaditjet e ushqimit tradicional. S'ka shtëpia lezet të dimrit, pa ajvar e turshi! Për me e shiju ashtu siç duhet, e kemi fjalën edhe për 'shijen' financiare, atëherë duhet që të gjitha produktet e nevojshme të blihen më herët.

Për me u përgadit mirë për dimër, mos me hek për kurgjo e me shiju ashtu siç duhet - në Monego mundesh me marr kredi deri në 1200 Euro! E kredinë mundesh me e kthy deri më 24 këste, qysh t'bjen ma mirë!

.